Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen shëndetësore të edukatores që dyshohet se u godit nga një fëmijë në një kopsht

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen shëndetësore të edukatores që dyshohet se u godit nga një fëmijë në një kopsht

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të edukatores e cila u raportua se është goditur me mjet të fortë në një institucion parashkollor në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar të Spitalit, pacientja është pranuar për trajtim mjekësor si pasojë e goditjes me mjete të forta. Pas ekzaminimeve të nevojshme dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore, gjendja e saj është vlerësuar stabile, ndërsa e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm, sipas rekomandimeve mjekësore.

Njoftimi i plotë i Spitalit:

Sot, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është pranuar një paciente e lënduar si pasojë e goditjes me mjete të forta.
Pas ekzaminimit mjekësor dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme shëndetësore, gjendja e pacientes është vlerësuar stabile dhe e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm sipas rekomandimeve mjekësore.

Related Articles