Spitali i ri i Ferizajt ende nuk është përfunduar, i vjetri s’po mbulon nevojat për pacientët

Spitali i ri i Ferizajt ende nuk është përfunduar, i vjetri s’po mbulon nevojat për pacientët

Dyshemetë e dyert janë të dëmtuara, pas hapjes me forcë të derës së bllokuar.

Kjo është gjendja në repartin e pediatrisë në Spitalin e Ferizajt.

Por jo vetëm kjo klinikë, po thuajse në terë Spitalin ka pamje të tilla.

Dritaret janë të bllokuara me shufra pasi ato janë vjetruar dhe janë jashtë funksionit.

Shtretërit nuk janë të mjaftueshëm për numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësor në këtë spital.

Më shumë detaje për gjendjen e spitalit, jep ushtruesi i detyrës së drejtorit, Selajdin Sallahu.

Që pacientët të marrin shërbime më të mira mjekësore ne vitin 2018 është nisur të ndërtohet Spitali Rajonal në Ferizaj.

Por edhe pse kanë kaluar 6 vite që nga nisja e ndërtimit vetëm punimi i vrazhdët është përfunduar.

Nënkryetari i Ferizajt thotë se arsyeje e zvarritjes së punimeve për këtë spital, janë pengesat që janë shkaktuar nga Ministria e Shëndetësisë

Madje e gjithë kjo zvarritje, sipas nënkryetarit të Ferizajt, Lulëzim Aliu po bëhet me qëllim.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë për arsyet e zvarritjes së këtij spitali, por deri në transmetimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

Së fundmi kjo Ministri ka hapur tender më vlerë 19 milionë euro, ku punimet parashihen të fillojnë me 5 korrik të këtij viti. Ndërsa në vitin 2011, ishin ndarë 11 milionë.

Related Articles