Spitali jep detaje për gjendjen e të miturit që u godit nga vetura në Mitrovicë: Është jashtë rrezikut për jetë

Spitali jep detaje për gjendjen e të miturit që u godit nga vetura në Mitrovicë: Është jashtë rrezikut për jetë

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar për rastin e një të mituri i cili është goditur nga vetura në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar.

Sipas njoftimit, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetë, dhe se ai i ka pësuar lëndimet në fytyrë.

“Një fëmijë i lindur në vitin 2013 (i gjinisë mashkullore), rreth orës 19:55 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e goditjes nga një automjet.Ekipi mjekësor ka ofruar ekzaminim emergjent, përfshirë masat reanimatore”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Në bashkëpunim me ekipin e Shërbimit të Radiologjisë është kryer Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë realizuar analizat laboratorike. Po ashtu, është konsultuar mjeku kujdestar ortoped. Fëmija është jashtë rrezikut për jetë dhe është referuar për në QKUK për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale. Lëndimet janë në pjesën e fytyrës/sinuseve, por jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

Related Articles