Vetëm dy javë pas debutimit të premierës “Squid Game” u bë shfaqja më në trend në Netfilx si në Australi ashtu edhe në mbarë botën, shkruan Gazeta “Enigma”.
Seriali me nëntë episode, i cili u shfaq premierë më 17 shtator, ka tërhequr lëvdata për zhvillimin e karakterit të tij në mes të gjakderdhjes dhe një humor të errët.
Historia e një grupi prej 456 personave të cilët janë të ftuar të rrezikojnë jetën e tyre në një lojë misterioze të mbijetesës me një çmim prej 45.6 miliardë funtesh (38.7 milionë dollarë amerikanë), duke mos e ditur në fillim që pasojat do të jenë vdekjeprurëse.
Të martën, bashkë-shefi ekzekutiv i Netflix, Ted Sarandos ka thënë se sipas tij kjo do të jetë shfaqja më e madhe jo-angleze ne botë.
“Patjetër do të jetë shfaqja jonë më e madhe jo-angleze në botë dhe me siguri ka një shans shumë të mirë që do të jetë edhe shfaqja jonë më e madhe ndonjëherë”, kishte thënë Sarandos.
Sarandos nuk ka pranuar të japë ndonjë metrikë specifike për shikueshmërinë, siç është mënyra e Netflix, por ka thënë se “Squid Game” pritet të kapërcejë “Bridgerton”, dramën e zymtë mbretërore të Shonda Rhimes që u shfaq premierë vitin e kaluar.
Ndërkohë, më shumë se 14 miliarë video më hashtag #SquidGame janë shfaqur në TikTok që nga premiera më 17 shtator në Netflix.
Tani është duke u vënë në dukje si seria kryesore e transmetimit e platformës në SHBA dhe dhjetëra vende të tjera duke u bërë shpejt një temë trendi që kërkon kohë në Twitter dhe Instagram.
Loja e parë midis gjashtë lojërave është loja Drita e Kuqe, Drita e Gjelbërt, një lojë me rregulla të thjeshta ku lojëtarët duhet të arrijnë në anën tjetër dhe mund të lëvizin vetëm kur kukulla këndon. Kur kukulla kthehet dhe nëse ndonjë lojtar kapet duke lëvizur, kukulla e ndjen atë dhe lojtari eliminohet, që do të thotë se lojtari vritet.
E kjo kukëll tashmë është bërë virale në rrjetet sociale gjithashtu një e tillë është parë e vendosor në një qendër tregtare.
Ndërsa drejtori i serialit “Squid Game” ka deklaruar se aktualisht nuk ka plane për një sezon të dytë pavarësisht popullaritetit të shfaqjes./Gazeta Enigma/.