Paraqitet një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në Kosovë

Paraqitet një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në Kosovë

Një Kosovë është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë.



Lajmi është bërë i ditur përmes, një komunikate për media nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

AUV – ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.

“Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur. Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

 Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,

 Mbani shpezët në kushte të mira,

 Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe

zogj.

 Vendosni masat e biosigurisë ne fermë

 Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,

 Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

 Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e

personave në kontakt me shpezët,

 Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,

 Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,

 Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.

Raportoni në numrin:

0800 111 22 Pa pagese 22

Related Articles