Stadiumi i KF Kikës po merr pamje të re

Stadiumi i KF Kikës po merr pamje të re

KF Kika tasht e një kohë të gjatë është duke u përballur me problemin e stadiumit si për stërvitje ashtu edhe për loja.

Skuadra e KF Kikës ndeshjet është duke i luajtur në stadiumin e qytetit në Kamenicë, për arsye se ndërtimi i fushës me bari sintetik ka qenë në ndërtim e sipër.

Së fundmi KF Kika ka postuar një foto të fushës në Facebook e cila është në përfundim e sipër.

Siç mëson Gazeta Enigma, KF Kika pritet që rikthehet t’i luajë ndeshjet si vendas në Hogosht, në shtëpinë e tyre./GAZETA ENIGMA/

Related Articles