BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s.
Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për portalin serb Kosova Online i pyetur për vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës lidhur me ndryshimin e masave të sigurisë për produktet serbe në Merdarë.
Më tej, Stano tha se tregtia e lirë në përputhje me rregullat e CEFTA-s është vendimtare për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.
“Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe është një pjesë integrale e Planit të Rritjes për rajonin dhe të dyja përfaqësojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit” tha Stano.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi të hënën se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dërguar letrën pikës kufitare në Merdare që të të ndryshojnë masat e vendosura ndaj mallrave serbe.