Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigjje me shkrim për Gazetën Enigma, ka ripërsëritur çasjen e fundit të BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se Kosova rrezikon të mbetet e vetme dhe prapa, nëse nuk dëgjon aleatët e saj, raporton Gazeta Enigma.
Stano refuzoi të komentoj deklaratën e Presidentes Osmani, e cila i ka quajtur raciste deklaratat e tij, për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, duke thënë se “Stano s’e pyet asnjë nga shtetet fqinje kur e kalon urën e vet”.
“Vërtet nuk kemi asgjë të re për të thënë për temën e rihapjes së urës dhe as për të gjitha komentet e rëndomta që ju i referoheni”
“Mund të rikujtoj vetëm për të gjithë ata që kanë problem të dëgjojnë dhe të kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës (BE, SHBA, NATO, MB…) e kanë thënë shumë qartë dhe pa mëdyshje, se është në interesin e Kosovës të dëgjojë miqtë dhe aleatët, përndryshe rrezikon të mbetet vetëm dhe të lihet pas”, tha Stano për Gazeta Enigma.
Tutje, Stano tha se e kanë këshilluar Prishtinën që të kontaktoj me komunitetet, pasi ato preken nga vendime specifike, dhe se duhet të kuptoj këshillat e të gjithë miqve dhe aleatëve.
“Mund të përsëris edhe atë që e kemi këshilluar Prishtinën disa herë: Qeverisja e mirë do të thotë të kontaktosh dhe të angazhohesh me komunitetet, të cilat preken nga vendimet specifike. Të trajtosh çështjen e urës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të thotë të diskutosh modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshjet e reja. Me të vërtetë duhet të dëgjojë dhe të përpiqet të kuptojë këshillat unanime të të gjithë miqve dhe aleatëve”, ka përfunduar ai.
/Gazeta Enigma/