Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se janë sulmuar patrullat e EULEX-it në veri.
Stano ka thënë se EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore”, tha ai.
Ai shtoi se BE-ja se nuk do pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm apo provokues në veri.
“Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në komunikatën e BE-së.