Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka shpërndarë reagimin e sotëm ndaj veprimeve të Policisë së Kosovës në Veri. Ai në profilin e tij në “X” ka numëruar katër problematikat që thotë t’i ketë operacioni i fundit në Veri të Kosovës e që lidhet me dinarin.
Stano ka thënë se operacioni çon në eskalim, është kundër frymës së normalizimit dhe pengues i vazhdimit të negociatave dhe tregon që Kosova prioritet i ka veprime e njëanshme dhe të pa koordinuara sesa bashkëpunimin.
“Operacioni policor në Veri: është esakalues, është kundër frymës së normalizimit, pengon vazhdimin e negociatave dhe provon përsëri, që autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet unilaterale, të pakoordinuara sesa bashkëpunimin”, ka shkruar Stano.
Postimi:
Kosovo: police operation in the north on dinar:
👉 is escalatory
👉 goes against the spirit of normalisation
👉 jeopardises the ongoing negotiations
👉 proves again that 🇽🇰 authorities prioritise unilateral & uncoordinated actions rather than cooperation https://t.co/OTE25sSNux— Peter Stano (@ExtSpoxEU) May 21, 2024