Statovci letër deputetëve zviceranë që kritikuan BE-në për masat ndaj Kosovës

Statovci letër deputetëve zviceranë që kritikuan BE-në për masat ndaj Kosovës

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, i ka dërguar letër mirënjohje deputetëve zviceranë, që kanë shprehur shqetësim për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe që kanë kërkuar qasje të drejtë dhe të balancuar, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se përshëndet pikëpamjet e tyre për për refuzimin e Serbisë për të respektuar Marrëveshjen, si dhe për provokimet e qëllimshme të Presidentit Vuçiq që nxisin kaos tek komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Kam dërguar letër mirënjohje deputetëve zvicëran të cilët shprehën shqetësim për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, dhe kërkuan një qasje të drejtë dhe te balancuar nga .

13 deputetë në mënyrë unanime, kritikojnë qasjen e Bashkimit Evropian ndaj ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Dëshiroj të shpreh thellësisht vlerësimin për këndvështrimin që keni artikuluar në letrën tuaj. Kuptimi i mprehtë i kompleksiteti i situatës në Kosovë, tregon përkushtimin tuaj të palëkundur për promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit brenda BE-së dhe më gjerë. Në këtë drejtim, ne përshëndesim pikëpamjet tuaja për refuzimin e Serbisë për të respektuar Marrëveshjen, si dhe për provokimet e qëllimshme të Presidentit Vuçiq që nxisin kaos tek komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës. Kjo kryesisht përdoret për konsum personal dhe të brendshëm politik në Serbi. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës parim themelor i cili siguron barazi dhe drejtësi ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës.

Related Articles