ZYRTARE: Onana i bashkohet Manchester Unitedit

ZYRTARE: Onana i bashkohet Manchester Unitedit

Andre Onana është zyrtarizuar si futbollist i Manchester Unitedit dhe kjo është konfirmuar përmes faqes zyrtare të klubit.

Në kumtesën për media, Djajtë e Kuq kanë bërë të ditur se ai ka nënshkruar deri në qershor 2028 me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Portieri kamerunas kalon në Old Trafford nga Interi, ndërsa në nivel klubesh e ka mbajtur portën të paprekur në 104 nga 255 paraqitjet zyrtare.

Derisa ishte pjesë e Ajaxit i ka fituar tre tituj kampionalë dhe dy kupa të Holandës.


Interit iu bashkua në vitin 2022, ndërsa në edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Italisë dhe pati më së shumti ndeshje pa pranuar gol në Ligën e Kampionëve, ku Nerazzurrët arritën deri në finale.

Related Articles