Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, takimin e djeshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si takim të mirë.
Kështu ka deklaruar Stoltenberg përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se NATO është e përkushtuar për të garantuar sigurinë në Kosovë.
Ai po ashtu ka thënë se palët duhet të angazhohen në bisedimet që do zhvillohet sot në Bruksel.
“Takimi i mirë me Albin Kurtin. NATO është plotësisht e përkushtuar ndaj misionit të NATO_KFOR-it dhe mandati i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet në Kosovë. Të gjitha palët duhet të angazhohen pozitivisht në bisedimet e nesërme të ndërmjetësuara nga BE dhe të zgjidhin çështjet përmes dialogut”, ka thënë Stoltenberg.
Good meeting w/@albinkurti. #NATO is fully committed to our @NATO_KFOR mission & UN Security Council mandate to ensure safety & security for all communities in #Kosovo. All parties must engage positively in tomorrow’s EU-facilitated talks & resolve issues through dialogue. pic.twitter.com/LWoFiQRFnw— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 17, 2022