Në kuadër të Programit për Mbështetje të Familjeve të Cenueshme, më shumë se 72,000 familje do të përfitojnë subvencionimin e energjisë elektrike, duke filluar nga fatura e nëntorit. Subvencionimi do të realizohet direkt në faturë për një periudhë prej gjashtë muajsh, raporton Enigma.
Në një njoftim të Ministrisë së Financave, theksohet se ky program është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe synon të lehtësojë barrën e kostove të energjisë për ato familje që ndodhen në vështirësi ekonomike.
“Ky subvencionim ka për qëllim mbështetjen e atyre që kanë nevojë më shumë, duke siguruar që ata të kenë mundësi të përballojnë shpenzimet për energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.
Qytetarët që dëshirojnë të aplikojnë për këtë subvencion mund ta bëjnë ende në platformën eKosova. Për t’u kualifikuar, familjet duhet të kenë pasuri të paluajtshme nën 100,000 euro dhe të ardhura mesatare mujore për anëtar nën 150 euro.
Njoftimi i plotë: