Suhareka e gatshme për ta dëshmuar veten edhe në tenis

Suhareka e gatshme për ta dëshmuar veten edhe në tenis

Federata e Tenisit e Kosovës ka vazhduar me “Tennis Festival 2022” në qytetin e Suharekës.

Suharekasit kanë shprehur interesim të madh duke treguar se e duan sportin e në veçanti tenisin.

FTK ka shkruar se sot kanë qenë një numër i madh i fëmijëve në “Tennis Festival 2022”

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

Suhareka e gatshme për ta dëshmuar veten edhe në tenis, interesim i jashtëzakonshëm i fëmijëve në “Tennis Festival 2022”????????????

Po vazhdon të mbahet “Tennis Festival 2022”. Në ditën e dytë ishim në Suharekë ku një numër i madh i fëmijëve të këtij qyteti u argëtuan dhe u njoftuan me sportin e tenisit, të cilët treguan interesim të madh që të meren me këtë sport.

Falenderojmë komunitetin e tenisit në Suharekës, Drejtorin e Sportit në Komunen e Suharekes dhe International Tennis Federation!

Related Articles