Policia e Kosovës u bë edhe njëherë, cak i sulmeve në veri, shkruan GazetaEnigma.
Gjatë natës së 16 korrikut, ata që dyshohen për kontrabandë, lanë të lënduar 5 policë, e të dëmtuar një veturë zyrtare të policisë.
Pas kësaj, policia arriti ta fusë situatën në kontroll e t’i arrestojë të dyshuarit.
Lidhur me sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, GazetaEnigma, ka kontaktuar me ish – drejtorin e Policisë së Kosovës, njëherit deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj.
Qalaj u shpreh se këto sulme në veri të Kosovës, janë nga kontrabandistët sërbë dhe shqiptarë, të cilët kanë një bashkëpunim me njëri – tjetrin.
“Pjestarët e Policisë së Kosovës jane sulmuar në vazhdimësi nga elementët e krimit të organizuar ne pjesën veriore të vendit dhe kontrabandistët si në pjesën veriore te vendit e besa edhe ne rrugën nga Mitrovica per Vushtrri. Kontrabandistët sërbë dhe shqiptarë kanë një bashkëpunim dhe kordinim mjaft të madh ndermjet vete”, theksoi Qalaj për Enigmën.
Sipas tij shteti i Kosovës, duhet të rrisë numrin e policëve shqiptarë në pikën kufitare në veri të Kosovës.
“Shteti duhet qe të shtoj numrin e Policëve Shqiptarë në vijen kufitare ne pjesën veriore si dhe duhet urgjentisht që policisë t’i rregullohet sigurimi shëndetësor dhe sigurimi jetësor”, tha ndër të tjera Qalaj.
Qalaj theksoi se sulmet ndaj policëve shqiptarë janë të lidhura me politiken nga shteti serb.
“Po sulmet ndaj Policëve në pjesën veriore të vendit janë sulme të kordinuara nga struktura kriminale që janë të lidhura me politikën, struktura të krimit të organizuar të mbështetura nga Shteti Serb”, përfundoi Qalaj.
Kujtojmë se ky nuk është sulmi i vetëm që ndodhi ndaj pjesëtarëve të policisë në veri të vendit.
Jo më larg se para tre muajve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri u përballën me sulme të njëpasnjëshme.
Nga 13-26 prill ata u sulmuan për gjashtë herë radhazi.
Persona të panjohur qëlluan kundër automjeteve të policisë me armë automatike, AK 47 e granata dore.
Po ashtu, u vendosën iriqë metalik në rrugë dhe mjete tjera të forta. Lëndime në njerëz nuk ka pasur, vetëm dëmeve materiale.
Rreth këtyre sulmeve autoritetet në Kosovë, thanë se janë duke zhvilluar hetime intensive, por ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar apo të dyshuar.
/ GazetaEnigma