Sulmet seksuale e dhunimet ndaj të miturve mbeten dukuri shqetësuese në Kosovë – Çka duhet të bëjnë autoritetet?

Sulmet seksuale e dhunimet ndaj të miturve mbeten dukuri shqetësuese në Kosovë – Çka duhet të bëjnë autoritetet?

Në vetëm 48 orë, dy raste të dhunimit seksual janë denoncuar në Policinë e Kosovës.

Familjarët e dy të miturave kanë denoncuar rastet, ku të dyshuarit janë rreth të 60-tave, shkruan Gazeta Enigma.

Në fakt rastet e dhunimit seksual kanë qenë shumë të theksuara vitet e fundit, me ç’rast janë organizuar edhe protesta dhe është kërkuar nga shteti që të krijojë mekanizma mbrojtës, që këto raste të mos përsëriten më.

Sociologia Flakë Ymeri, për Gazeta Enigma ka folur më shumë rreth kësaj dukurie negative.

‘’Fenomeni i dhunimit në shoqërin tonë tashmë ka marrë një rritje, më mirë të themi viteve të fundit gjë që është shumë shqetësuse sepse kemi të bëjmë me një mos edukim te mirefilltë në edukimin seksual dhe pasojat të cilat vinë tek viktima’’, ka thënë Ymeri.

Më tej sociologia shtoi se dënimet për abuzuesit duhet të ashpërsohen.

‘’Personat madhorë të cilët abuzojnë me të mitur ëhtë shqetësuese sepse kemi të bëjmë me çrregullime të cilat duhet trajtuar me seriozitet dhe duhet te ashpërsohen dënimet në drejtim me ketë veper penale ‘’     

Ndërkaq psikologu Rron Kastrati, për Gazeta Enigma ka treguar cilat janë pasojat që bartin viktimat e dhunës seksuale.

‘’Fëmijët që përjetojnë dhunë seksuale, pasojat vijojnë me kalim në një fazë të frikës apo konfuzionit , lidhur me identitetin e tyre seksual dhe seksualitetin, e që kjo qon në probleme të orientimit seksual, frikë nga intimiteti dhe zhvillimin e sjelljeve seksuale të ç’rregullta’’, thekson Kastrati.

Psikologu Kastrati ndër të tjerash potencon se ‘’individët ose fëmijët të cilët përjetojnë dhunë seksuale tek ata shkaktohet traumatizimi i strukturës psikike, dhe ky traumatizim shkakton ndarje të psikikës në nivele të ndryshme të vetëdijës dhe individi përjeton dhe i zhvillon mekanizmat mbrojtës, mohimin dhe presionin , apo shtypjen..’’, shpjegon ai.

Kujtojmë se në raportet policore, pothuajse çdo ditë ka raste të raportuara për ngacmime seksuale. /Gazeta Enigma


Related Articles