Sulmi i Iranit konsiderohet si alarm për raportet e Kurtit me Amerikën – i rrezikshëm për sigurinë globale

Sulmi i Iranit konsiderohet si alarm për raportet e Kurtit me Amerikën – i rrezikshëm për sigurinë globale

Megjithë paralajmërimet ndërkombëtare, Irani mbrëmjen e 13 prillit sulmoi Izraelin. Ky sulm ka shkaktuar shqetësime për zgjerim të konfliktit e “shpallje” të luftës.

Por, a do të ndikojë dhe si ky konflikt në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, flasin për Klankosova.tv, analistë e eskpertë të sigurisë.

Analisti Shkëlzen Maliqi potencoi se në Kosovë nga ky sulm nuk ka rrezik imediat.

Por, sipas tij, sulmi në fjalë për Kosovën duhet të jetë alarm që të korrigjohen raportet me aleatët, në veçanti qasja e kryeministrit Albin Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Për Kosovën nuk ka rrezik imediat, por duhet të shërbej si alarm që të korrigjohet politika miope e mos koordinimit dhe prishjes së raporteve me aleatët strategjik perëndimorë, çfarë ka qenë qasja e kryeministrit Kurti ndaj SHBA -ve viteve të fundit”, tha Maliqi për Klankosova.tv.

E, nga ky sulm Ballkani nuk qëndron i përmbyllur në kuptimin e sigurisë, kjo sipas ekspertit, Burim Ramadani.

Ramadani për Klankosova.tv, potencoi se në përgjithësi ky është një moment i rrezikshëm për sigurinë globale.

“Ballkani Perëndimor nuk është përmbyllur edhe më tutje në kuptim të sigurisë, duke u bazuar në dy aspekte: Së pari, shtrirja e NATOs në komplet Ballkanin Perëndimor duhet të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës. Së dyti, proxy i Rusisë – Serbia – vazhdon të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin ballkanik”, tha ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Gjatë ditës së diel, Irani kërcënoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i paralajmëruar se nëse e ndihmon Izraelin që të hakmerret do ta shënjestrojnë bazën amerikane.

Derisa, sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit e kanë dënuar edhe krerët e Republikës së Kosovës.

Related Articles