Flamujt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ulën në gjysmë shtizë për katër ditë pas sulmit në shkollën fillore Robb në Uvalde, në Teksas, ku u vranë 19 fëmijë dhe dy të rritur, shkruan Gazeta Enigma.
Ky urdhër është marrë nga Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
“President i Shteteve të Bashkuara nga Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, urdhëroj që flamuri i Shteteve të Bashkuara të jetë në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha ndërtesat dhe mjediset publike, në të gjitha postet ushtarake dhe stacionet detare dhe në të gjitha anijet detare të Qeverisë Federale në Distriktin e Kolumbisë dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe territoret dhe zotërimet e saj deri në perëndim të diellit, 28 maj 2022” thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Flamuri amerikan në gjysmë shtizë u ul edhe në Prishtinë, pasi vendimi vlen edhe për të gjitha ambasadat amerikane në botë.
Today our flag flies at half mast to honor the victims of the senseless acts of violence perpetrated by a gunman at Robb Elementary School in Uvalde, Texas yesterday. https://t.co/szT2JvrS7h pic.twitter.com/CON8fpQWeg— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 25, 2022