Tifozi holandez paralajmëron: Nëse fiton sot Feyenoordi, Tirana nuk është e sigurt

Tifozi holandez paralajmëron: Nëse fiton sot Feyenoordi, Tirana nuk është e sigurt

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku Roma dhe Fejnord do të përballen midis tyre.

Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozë të shumtë nga Italia dhe Holanda, të cilët kanë ardhur për të mbështetur ekipet e tyre.

Një pjesë e tifozëve holandezë janë akomuduar në hotelet në zonën e plazhit në Durrës. Një tifoz i Fejnordit u shpreh për “Euronews Albania”, se Tirana nuk do të jetë më e sigurtë nëse Fejnordi do të fitojë.

Ai tha se tifoëria do të festojë deri në orët e para të mëngjesit, madje do të kërkojnë që tifozët italianë të Romës të festojnë me ta.

“Pasi ne të fitojmë, Tirana nuk do të jetë më e sigurtë. Ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit. Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam.

Të enjten do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore. Do të kthehem sërish”, tha tifozi holandez.

Related Articles