Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur ta ndërpresë masën e paraburgimit ndaj Gramos Krasniqit, reperit të njohur si “Mossi”.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se masa e paraburgimit ndaj te pandehurve G.K., A.D., dhe B.H., eshte hequr nga Gjykata Supreme. Pas kerkeses per mbrojtjen e ligjshmerise, Gjykata Supreme ka caktuar masen e ndalimit per t’iu afruar vendit ose personit te caktuar, per kohezgjatjen e mbledhur me date 03.04.2026. Ndersa ne raste te tilla, kur vendos Gjykata Supreme, nuk parashtrohet kerkese per vazhdimin e mases”, thuhet në përgjigjen e tyre për Klankosova.
Kujtojmë se reperi Mossi u arrestua nën dyshimin për sulm ndaj gazetarit të Nacionales Burim Pacolli.
