Dy persona, Driton e Korab Lulaj, dyshohet se e sulmuan fizikisht kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin.
Kjo besohet të ketë ndodhur mëngjesin e së shtunës teksa ky i fundit po dilte nga një kafiteri.
E për dyshen që dyshohet se kryen sulmin është vendosur masa e paraburgimit prej një muaj.
Lajmin e ka konifrmuar edhe Elzana Kastrati, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme ishte mbajtur seanca gjyqësore ku ndaj të dyshuarve ishte zgjatur masa e ndalimit edhe për 48 orë të tjera. /Gazeta Enigma
Sulmi ndaj kryetarit të Pejës, të dyshuarve i caktohet masa paraburgimit
