Sulmi ndaj Policisë në Veri, lajm në mediat e rëndësishme botërore

Sulmi ndaj Policisë në Veri, lajm në mediat e rëndësishme botërore

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për sulmin ndaj policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm.

Reuters shkruan se sulmi ndaj policisë ndodhi në kufirin e Kosovës me Serbinë aty ku tensionet ndëretnike janë ende të pranishme më shumë se dy dekada pas luftës.

Agjencia citon një zyrtar policor të Kosovës i cili ka deklaruar se janë duke e hetuar sulmin e sotëm nëse lidhet me aktivitetet e kontrabandës apo me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Mëngjesin e sotëm në afërsi të Zubin Potokut, patrullat e policisë kufitare është sulmuar me armë zjarri kallashnikov dhe granatë dore teksa po bënin ndërrimin e kolegëve të tyre.

Në patrullat e policisë kanë qenë policë nga dy etni serbë dhe shqiptarë.

Sulmin ndaj policisë së Kosovës e kanë dënuar ambasada amerikane, Zyra e BE-së, në Kosovë, KFOR-i, qeveria dhe presidenca.

Related Articles