Sot shënon dy vjetori i sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku.
Në homazhet në varrin e Bunjakut, kryeministri në detyrë Albin Kurti, vlerësoi lartë heroizmin dhe përkushtimin e tij për ta mbrojtur vendin duke dalë i pari në përballje me terroristët serbë.
“Ka mbrojtur qytetarët pa dallim duke e mirëmbajtur rendin publik dhe sundimin e ligjit të gjithë. Të bashkë ne jemi pjesë e familjes Bunjaku, sepse Afrim Bunjaku së përket Republikës së Kosovës. E theksoj guximin e dyfishtë, ai ia mësy i pari drejtë bllokadës Banjskë së Zveçanit, këtë e bëri si policë me përvojë, ishte polic 22 vjet prej të cilëve e 16 vjet rreshter tani e ka gradën heroi i Kosovës ku nuk mund t’ia marrë askush”, u shpreh Kurti, përcjellë Gazeta Enigma.
Tutje, kryeministri në detyrë theksoi se heroi Afrim Bunjaku nuk i la policët e rinj t’ia mësyjnë bllokadës.
“Dua ta theksoj aspektin e guximit ai nuk lejojë që policët tjerë që ishin më të ri të saj t’ia mësyjnë bllokadës që ishte vendosur në rrugë nga kamionët nga grupi terrorist paramilitar të Serbisë të udhëhequr nga Radoiçiq nuk i la të rinjtë të vet sakrifikohet të vetëflijohet dhe vet mohohen para tij”, vazhdoi Kurti.
Gjithashtu, Kurti u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët që udhëhiqeshin nga Milan Radojçiq.
“I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe të udhëhequr nga Milan Radoiçiq dhe të financuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq, aktakuza përfshinë 45 persona këta duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës”, përfundoi Kurti./GazetaEnigma/