Sulmohet aeroporti nga rusët në një qytet afër Lvivit në Ukrainë

Sulmohet aeroporti nga rusët në një qytet afër Lvivit në Ukrainë

Më herët është raportuar për shpërthime në qytetin perëndimor, Ivano-Frankvisk.

Tani kryetari i qytetit ka thënë se aeroporti është goditur nga një raketë.

“Sipas informacioneve preliminare, shpërthimet në këtë mëngjes kanë qenë të një sulmi në aeroport”, ka thënë Ruslan Martsinkiv në Facebook.

“Ju kujtoj se qëllimi i armikut është paniku dhe frika”, ka thënë ai.

Ky qytet është rreth 114 kilometra në jug të Lvivit, ku është goditur një bazë për stërvitje ushtarake.

Related Articles