Gjatë raportimit, një ekip i gazetarëve të RTV Dukagjinit është sulmuar të hënën, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin e ka bërë publik Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët e kanë dënuar ashpër rastin.
“Një ekip i RTV Dukagjinit, i pëbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizkisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK. Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Tutje AGK thekson se “Ata gjithashtu e kanë dhënë deklaratën në stacionin e policisë për incidentin.AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm fizik, që shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme. /Gazeta Enigma.