Sulmohet në vendin e punës një zjarrfikës në Prizren

Sulmohet në vendin e punës një zjarrfikës në Prizren

Në fshatin Gjonaj në Prizren është sulmuar në vendin e tij të punës një zjarrfikës, ndërsa është demoluar edhe nënstacioni i zjarrfikësve.


Sipas Policisë sulmi ka ndodhur nga tre persona ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar (zjarrfikës), ka informuar se në vendin e tij të punë është sulmuar dhe goditur me një mjetë të mprehtë (skalper) nga tre persona të pa njohur. Të dyshuarit kanë demoluar nënstacionin e zjarrfikësve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë sëKosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles