Sulmohet një ndërtesë pranë aeroportit të Lvivit në Ukrainë

Sulmohet një ndërtesë pranë aeroportit të Lvivit në Ukrainë

Kryetari i qytetit të Lvivit, Andriy Sadovyi ka konfirmuar se aeroporti nuk është goditur, por një ndërtesë pranë tij.

“Padyshim që nuk është aeroport”, ka pohuar ai.

Nëse konfirmohet si një sulm raketor rus, ky është sulmi më i rëndë që në qytetin historik të Lvivit që nga fillimi i luftës tre javë më parë.

Asnjë viktimë nuk është raportuar deri më tani në Lviv, shtoi kryebashkiaku.

Ndërtesa e cila u godit është identifikuar si një fabrikë për mirëmbajtjen e aeroplanëve ndërsa puna aktive në uzinë ishte ndalur më parë.

Ai shtoi se ekipet e shpëtimit janë aktualisht në vendin e ngjarjes.

Related Articles