Sulmon burrin me thikë në qafë, arrestohet gruaja nga Ferizaj

Një grua nga Ferizaj është arrestuar pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar me thikë bashkëshortin e saj, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime në qafë i cili më pas ka pranuar ndihmë mjekësore.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 07.02.2022 – 08:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar  pasi i njëjti është sulmuar me thikë nga e dyshuara femër  kosovare (bashkëshortja e tij). Viktima ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta Enigma.

Related Articles