Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona në Mitrovicë,derisa të njëjtit u arrestuan me dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Gjatë ditës së djeshme së datës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë,, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.