Superliga e Kosovës mbyllet sot me dy ndeshje, spikat derbi Ballkani-Prishtina

Superliga e Kosovës mbyllet sot me dy ndeshje, spikat derbi Ballkani-Prishtina

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet përmbyllëse të xhiros në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë te dueli në Suharekë, ku kampioni Ballkani e pret Prishtinën në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Ballkani vjen pas një humbje në fundjavën që shkoi ndaj Llapit, e cila ishte e para e tyre në kampionat këtë sezon, ndërkohë që Prishtina triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Fushë Kosovës.

Kampioni vazhdon t’i prijë tabelës, duke udhëhequr me 38 pikë, kurse Prishtina ndodhet në e 5-të me 25 pikë.

Ndërkohë, përballja tjetër është ajo mes Lirisë dhe Llapit.

Llapi arriti një fitore të madhe ndaj Ballkanit fundjavën e kaluar, kurse Liria u mposht si mysafir nga Malisheva.

Llapi ndodhet në pozitën e tretë, e cila ndan pikët me Dritën në vendin e dytë me nga 31 pikë, ndërkohë Liria pozicionohet në vendin e fundit në tabelë me 9 pikë të mbledhura.

Dy duelet fillojnë nga ora 13:00.

Related Articles