Emocionet e Superleigës së Kosovës në futboll rikthehen sot me tri ndeshje interesante si Drenica – Dukagjini, Gjilani – Feronikeli dhe Malisheva – Ulpiana që luhen në kuadër të xhiros së 29-të.
Këto tri ndeshje luhen nga ora 14:00.
Gjilani pritet të ketë punë të lehtë ndaj Feronikelit, kurse dy takimet tjera janë interesante pasi luftojnë për mbijetesë.
Drenica pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë, kurse Dukagjini në vendin e tetë me 30 pikë, vend që e dërgon në play-out.
Malisheva kërkon fitore ndaj Ulpianës për t’iu larguar zonës që e dërgon në play-out, kurse Ulpiana kërkon fitore për ta mbajtur gjallë shpresën për mos t’u larguar nga liga./GAZETA ENIGMA/