Superliga rikthehet me derbin Drenica – Gjilani

Superliga rikthehet me derbin Drenica – Gjilani

Emocionet e Superligës së Kosovës do rikthehen sot me tri ndeshje Drenica – Gjilani, Drita – Feronikeli dhe Ballkani – Dukagjini. Të gjitha këto ndeshje do të nisin nga ora 13:00.

E gjithë vëmendja pritet të jetë në Skenderaj, për derbin Drenica – Gjilani. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do të udhëtojë si liderë. Kurse, Drenica e pret e Tahir Lushtakut kërkon këndelljen ndaj skuadrës gjilanase, shkruan Gazeta Enigma.

Drita pritet të ketë punë të lehtë me Feronikelin, pasi skuadra nga Drenasi sezonin pranveror do ta luaj me junior.

Ballkani pritet të ketë punë të vështirë ndaj Dukagjinit të cilët janë përforcuar në afatin kalimtar të janarit.

Superliga do të vazhdojë edhe të me dy ndeshje, Malisheva – Prishtina dhe Llapi – Ulpiana. Këto ndeshje nisin nga ora 13:00.

Pas 18 xhirove, SC Gjilani mbetet lider i Superligës me 35 pikë, një pikë më shumë se Drita që është në vendin e dytë, kurse Ballkani në vendin e tretë me 33 pikë./GazetaEnigma/

Related Articles