Kampionati elitar në futbollin kosovar rikthehet në aksion këtë vikend, teksa pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të, shkruan Gazeta “Enigma”.
Tri përballje priten të zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa dy të tjera ditën e diel.
Ballkani dhe Drita do ta nisin në udhëtim këtë kampanjë, teksa përballë do të kenë Malishevën, rrespektivisht Trepçën ’89.
Drenica do të përballet me Llapin në stadiumin “Sami Kelmeni” në Lipjan, pasi që fusha sportive në Skenderaj është rënduar pas reshjeve të fundit të shiut.
Gjilani përballet me Ferizajn, ndërsa Prishtina me Dukagjinin në udhëtim.
Orari i xhiros së 19-të në Superligë:
E shtune
Malisheva – Ballkani
Drenica – Llapi
Gjilani – Ferizaj
E diel
Trepça ’89 – Drita
Dukagjini – Prishtina
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13.00./Gazeta Enigma/