Kampioni dhe nënkampioni i Kosovës do t’i matin forcat në derbin e xhiros së tetë të BKT Superligës. Duele interesante pritet të jenë edhe ato Ballkani – Drenica e Malisheva – Gjilani
Fundjava vjen me një ndeshje të madhe në futbollin kosovar.
Drita dhe Prishtina do të përballen në mes vete në derbin e xhiros së tetë të BKT Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni dhe nënkampioni do t’i matin forcat në kërkim të fitoreve pasi dështuan në mesjavë.
Prishtinasit barazuan me Ulpianën, kurse gjilanasit u mundën nga Dukagjini, shkruan Gazeta Express.
Dy ekipet nuk e kanë nisur dhe aq mirë sezonin e ri dhe tash është koha për këndellje për to.
Një duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Ballkanit me Drenicën.
Dy liderët e BKT Superligës do të ballafaqohen në Suharekë për ta ruajtur ose rimarrë kreun e tabelës.
Therandasit vijnë nga barazimi në shtëpi me Feronikelin, kurse Kuqezinjtë nga fitorja me Malishevën, e cila ua mundësoi që të bëhen liderë të rinj.
Malisheva – Gjilani është një tjetër përballje interesante në mes të ekipeve që i zënë pozitat tre dhe katër dhe që kanë shfaqur formë solide deri tash.
Ndeshjet e xhiros së tetë do të luhen të shtunën dhe të dielën.