Superliga vazhdon sot me tri takime fantastike, vëmendja kryesore në Gjilan

Superliga vazhdon sot me tri takime fantastike, vëmendja kryesore në Gjilan

Superliga e Kosovës në futboll sot vazhdon me tri ndeshje mjaftë interesante.

Në kuadër të xhiros së 25’të, skuadra e Ballkanit dje fitoi ndaj Feronikelit me rezultatin e thellë 6-0, teksa Prishtina po ashtu mori fitore ndaj Ulpianës me rezultatin 2-0.

Ndërkohë, sot luhen tri ballafaqime. Nga ora 13:00 takohen Drenica dhe Malisheva në “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe Dukagjini e Drita në Klinë.

Ndërsa ndeshja më interesante e ditës është ajo mes Gjilanit dhe Llapit që luhet nga ora 13:30.

/Gazeta Enigma/

Related Articles