Superliga vjen me tre ndeshje interesante, vëmendja te derbi lokal më i madhi në Kosovë

Superliga vjen me tre ndeshje interesante, vëmendja te derbi lokal më i madhi në Kosovë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 26-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjilanit aty ku zhvillohet ”Derbi i Anamoravës” mes Dritës dhe Gjilanit.

”Intelektualët” janë në vendin e tretë në tabelë me 49 pikë dhe me një fitore të mundshme do ta ndajnë vendin e parë së bashku me Ballkanin, ndërsa në anën tjetër, Gjilani renditet në vendin e tetë, me 25 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

”Pampurat” kanë pasur rezultate pozitive në ndeshjet e fundit duke mbajtur gjallë shpresa për mbijetes, pasi renditen në vendin e nëntë, me 19 pikë të grubulluara, kurse ”Plisat” janë në vendin e pestë me 37 pikë.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme luhet mes Dukagjinit dhe Feronikelit ’74.

Skuadra nga Klina rendiet në vendin e gjashtë me 31 pikë, pexë më shumë se skuadra nga Drenasi që zë vendin e shtatë.

Të tre ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.

Related Articles