Sveçla: Arrestohen tre zyrtarë të MPB-së dhe pronari e punëtori i një kompanie

Sveçla: Arrestohen tre zyrtarë të MPB-së dhe pronari e punëtori i një kompanie

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimeve të tre zyrtarëve të ministrisë të cilën e drejton ai, për keqpërdorime të detyrës dhe ryshfet në lidhje me procedura tenderuese.

Sveçla ka thënë se asnjëri nuk do të jetë mbi ligjin, dhe cilido që ka vepruar në kundërshtim do të përballet me drejtësinë.

“Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot aksion në Ministrinë e Punëve Brendshme, saktësisht në Departamentin e Prokurimit. Me këtë rast, janë arrestuar tre zyrtarë të Ministrisë si dhe pronari së bashku me një punëtor të një kompanie ndërtimi, katër prej të cilëve sipas njoftimit zyrtar të Policisë janë ndaluar për 48 orë. Tashmë e kemi dëshmuar por ritheksoj se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Kushdo që ka vepruar në çfarëdo forme në kundërshtim me ligjin, do të ballafaqohet me drejtësinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Related Articles