Sveçla: Arsenijeviq do arrestohet sapo të hyjë në Kosovë

Sveçla: Arsenijeviq do arrestohet sapo të hyjë në Kosovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, deklaroi se politikani serb Aleksandar Arsenijeviq do të arrestohet menjëherë sapo të hyjë në territorin e Kosovës.

Para mediave, Sveçla tha se Arsenijeviq aktualisht nuk ndodhet në Kosovë dhe se organet e rendit janë në kërkim për të.

“Ai nuk ndodhet në Kosovë, organet e ndjekjes janë në kërkim. Në momentit që vjen në territorin e Kosvës do të ndalet dhe më pas i kalohet organeve kompetente”, tha ai.

Sveçla gjithashtu theksoi se sipas informative që posedon tri prona janë të Arsenijeviqit, e të cilat janë bastisë dje.

“Janë gjetë edhe pajisje për kriptovaluta, një jelek antiplumb dhe disa gjëra të tjera minore, por gjë që tregon se ai ka qenë i kyçur në krim që një kohë të gjatë”, theksoi Sveçla.

Ndërkaq, Demokracia Serbe shtoi se në kohën e bastisjes të dielën, lideri i saj ndodhej në Serbi.

Ajo tha se do t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe “mjetet tjera të lejuara” për ta mbrojtur atë, dhe se do të vazhdojë të mbrojë interesat e serbëve.

Ndryshe, një ditë më parë, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, në koordinim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe Prokurorinë, dhe nën monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it, kanë ndërmarrë sot një bastisje të fuqishme në fshatin Vallaq të komunës së Zveçanit.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë zbuluar një arsenal të madh armësh, përfshirë raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, si dhe armë dhe municion të llojeve të ndryshme – një sasi e konsiderueshme që, sipas autoriteteve, mund të përdorej nga një njësi e tërë terroriste.

Related Articles