Sveçla e feston 28 Nëntorin me policët në veri

Sveçla e feston 28 Nëntorin me policët në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka festuar ditën e pavarësisë së Shqipërisë bashkë me policët në veri

“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm. Gëzuar festën!”

Përderisa Sveçla ka qëndruar në Kosovë, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë qëndruar sot në Shqipëri.

Related Articles