Sveçla flet me Sarrazinin për kontrollin e mallrave serbe në Merdarë

Sveçla flet me Sarrazinin për kontrollin e mallrave serbe në Merdarë

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sveçla tha se me Sarrazinin diskutoi për ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit dhe se i rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës si palë aktive për angazhim të mëtejmë në kuadër të këtij procesi.

“Biseduam po ashtu për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallërat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve “X” që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare”, shkroi Sveçla në një postim në Facebook.

“Falënderova z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, shtoi ministri. /Gazeta Enigma

Related Articles