Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në Veri të vendit, ku mbeti i plagosur një qytetar serb.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka shpalosur detaje nga rasti, duke thënë se sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur pasi shoferi i veturës ka refuzuar të respektojë sinjalin e Policisë së Kosovës për t’u ndalur.
“Sipas hetimeve të para, pas sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, vozitësi nuk është ndalur por ka vazhduar në drejtim të Zveçanit. Pas kësaj, një zyrtar policor ka shtënë me armë në drejtim të veturës ku si pasojë, ka mbetur i plagosur qytetari M.J.”, shkroi ai.
Katër zyrtarët policorë, tashmë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa Inspektorati Policor i Kosovës i ka suspenduar ata nga detyra