Sveçla nga Veriu : Jam ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, serbët s’janë palë e dorës së tretë

Sveçla nga Veriu : Jam ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, serbët s’janë palë e dorës së tretë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar komunat veriore të Kosovës, teksa ka njfotuar se ka takuar qytetarët që jetojnë në këtë pjesë, shkruan Gazeta Enigma.

‘’I sigurova që jam në shërbim të secilit qytetarë të Republikës së Kosovës dhe së bashku me akterët institucional do të jemi pranë tyre, pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike’’, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka shtuar se ‘’unë jam ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe qytetarët serb nuk janë palë e dorës së tretë’’.

‘’Ata janë banorë, qytetarë të barabartë sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë këtu dhe gëzojnë të njejtat të drejta. Duke pasur parasysh proceset e përbashkëta që na presin, përgjatë takimeve theksova rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet tona në mënyrë që t’i kalojmë ato më lehtë’’, ka shtuar kreu i MPB-së.

‘’Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit në mbarëvajtjen dhe ofrimin e sigurisë në vendin tonë’’.

Sveçla, ka njoftuar se ka vizituar edhe fshatrat shqiptare në veri ku për më shumë se dy dekada vërehej qartë mungesa dhe përkrahja e shtetit në këtë pjesë të vendit.

‘’Këta bashkëqytetarë janë të vendosur që të qëndrojnë në atë anë ku me pune e djersë, të sigurojnë jetë e prosperitet për ta dhe fëmijët e tyre. Pa asnjë dyshim ne do te jemi me ta dhe për ta’’. /Gazeta Enigma/

Related Articles