Tottenhami i shpëton humbjes në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Chelseat

Tottenhami i shpëton humbjes në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Chelseat

Chelsea dhe Tottenham kanë barazuar me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 2-të në Premierligë, shkruan Gazeta Enigma.

Kalidou Koulibaly i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të me një gol të bukur pas asistimit të Cucrellës.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 68-të me Hojbjergin.

Reece James e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 77-të pas asistimit të Sterlingut.

Harry Kane e barazoi rezultatin në minutën e 90+6.

Pas këtij barazimi të dy skuadrat grumbullojnë nga katër pikë me një fitore dhe një humbje.

Related Articles