Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme edhe një herë ështe deklaruar për rastin e Aleksandar Arsenijeviqit, kryetar i partisë “Demokracia serbe”, tek i cili gjatë një bastisjeje në Zveçan u gjet një sasi e konsiderueshme armësh, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka theksuar se ky rast është pjesë e hetimeve të gjera për aktivitetet kriminale dhe terroriste në veri të vendit.
“Është pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse. Është e qartë se janë grupe të ndryshme të cilat herë janë marrë me krim e herë me terrorizëm. Ky ka tentuar të krijojë një imazh të një opozitari. Realisht faktet tregojnë që është i përfshirë në aktivitete kriminale terroriste dhe duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë, por edhe më gjerë. Ai është i dyshuar. Në pronën e tij janë gjetur armë që i takojnë një njësiti terrorist”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma/