Sveçla për sulmin në Stamboll: Lutemi që të jetë rasti i fundit që trondit turqit dhe të gjithë ne

Sveçla për sulmin në Stamboll: Lutemi që të jetë rasti i fundit që trondit turqit dhe të gjithë ne

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për viktimat e sulmit në Stamboll, ku gjashtë persona humbën jetën dhe u lënduan 53 të tjerë.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, u lut që ky të jetë rasti i fundit që trondit botën.

“Me keqardhje sot morëm lajmin e një shpërthimi në Stamboll nga i cili humbën jetën 6 qytetarë e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk, me institucionet atje e në veçanti me familjarët e viktimave. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Lutemi që të jetë rasti i fundit që ka tronditur popullin turk dhe të gjithë ne. Shpresojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të kobshme”, ka shtuar ai.

Related Articles