Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka prezantuar në takimin e 10-të Ministror të “Procesit të Brdos” rezultatet dhe orientimet kyçe strategjike e programore të Kosovës në sektorin e sigurisë.
Përmes një statusi në Facebook, ministri Sveçla, po ashtu ka bërë të ditur së bashku me ministrat e Punëve të Brendshme të rajonit, diskutuan për tema të rëndësishme në funksion të fuqizimit të përgjithshëm të rendit dhe sundimit të ligjit.
“Së bashku me Ministrat e Punëve të Brendshme të rajonit, diskutuam për tema të rëndësishme në funksion të fuqizimit të përgjithshëm të rendit dhe sundimit të ligjit. Kjo, përmes avancimit të kapaciteteve shtetërore, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar Sveçla.