Sveçla thotë se do të kërkoj që organizimi i garave të cilësohet vepër penale

Sveçla thotë se do të kërkoj që organizimi i garave të cilësohet vepër penale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se do të kërkojë që organizimi i garave të jashtëligjshme të cilësohet si vepër penale.

“Meqenëse plotësim- ndryshimi i ligjit për trafik është në kuvend, nga komisionet e përhershme do të kërkojë një amandament të ri ku organizimi i garave të paligjshme do të cilësohet si vepër penale. Patjetër që kjo pastaj do të kërkojë ndryshimet në Kodin Penal, por jemi të vendosur që këtë lloj aktiviteti ta ndalim maksimalisht”, tha ai.

Sveçla ka mbajtur sot konferencë me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Kjo konferencë vjen pas aksidentit tragjik në Prizren, ku tre persona u goditën për vdekje nga një veturë që ishte duke garuar me një tjetër.

Tashmë për këtë rast janë në paraburgim dy shoferët: Irfan Hoti dhe Arlind Syla.

Related Articles