Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atje ka takuar zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.
Xveçla ka deklaruar se garanci për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë janë vendosmëria e zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës.
Postimi i tij i plotë:
Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.
Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.