Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se deri në fund të këtij viti do të merret një vendim për liberalizimin e vizave.
Suznyog gjatë diskutimit për Raportin për Kosovën, tha se është i lumtur që kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se deri më 20224 do të duhej të arrihej një marrëveshje me Serbinë.
Sipas tij, ky proces lidhet ngushtë edhe me proceset evropiane të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kujtojmë se javën e kaluar u propozua që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi tek në nëntor të vitit 2023, atëherë kur pritet të hyjë në fuqi edhe sistemi ETIAS.